Horoskopi 28 tetor 2017

Dashi
Në punë çdo gjë do ju shkojë mirë dhe do të keni mundësinë të tregoni aftësitë. Do të ndërmerrni një hap vendimtar për të zgjidhur një problem. Do të merrni një ndihmë të vazhdueshme, si shpirtërore ashtu edhe ekonomike, nga personat që ju duan të mirën.

Demi
Hëna është në harmoni me Marsin, Merkurin, Uranin dhe Jupiterin. Priten surpriza të këndshme në punë. Ata që deri dje ju kundërshtonin, nga sot do t’ju mbështesin. Në dashuri mos u frikësoni nga përballjet sfiduese, nga disa probleme të brendshme do të dilni fitimtar.

Binjakët
Vazhdon të ndjehet ndikimi i Saturnit që krijon kërcënime të vogla, duke frenuar dhe penguar herë pas here planet tuaja. Nëse ndjeheni të lodhur dhe të bezdisur, kërkoni shoqërinë e një miku dhe mendimet e zymta do zhduken shpejt.

Gaforrja
Do të keni ngadalësim të aktiviteteve që i keni për zemër, për shkak të problemeve dhe pengesave të bezdisshme. Mos u dekurajoni, do kalojë shpejt. Marsi vazhdon të jetë armiqësor ndaj jush. Kujdesuni për shëndetin dhe jini më të kujdesshëm se zakonisht.

Luani
Mërkuri dhe Venusi në anën tuaj do t’ju ndihmojnë, duke garantuar rezultate shumë premtuese në punë dhe përvoja të bukura në jetën private. Nëse nuk jeni të lidhur, përgatituni për takime intriguese, planeti i dashurisë po thur plane për ju.

Virgjëresha
Të jetosh jetën në mënyrë konkrete nuk do të thotë të mos keni ëndrra në sirtar, për t’i nxjerrë pikërisht në momentin e duhur. Mos i merrni shumë seriozisht disa fjalë që ju janë thënë në një moment acarimi. Jini më lartë se kaq.

Peshorja
Keni pak lodhje, që duhet të kaloni me ushqim të pasur me energji dhe të shëndetshëm si mjalti dhe çokollata. Do të rigjeni entuziazmin e humbur, duke menduar për një detyrë të rëndësishme, që me shumë mundësi do t’u besohet juve.

Akrepi
Mundësi për zhvendosje edhe të shkurtra nuk do t’ju vënë përpara vështirësive, por do t’i japin ngjyra aventurash të reja gjithçkaje që do të realizoni. Ju nuk duhet të bëni gjë tjetër veçse të ndiqni rrymën, duke mos u kthyer mbrapsht për asnjë arsye në botë.

Shigjetari
Forca e vullnetit për të luftuar kundër gjërave pa rëndësi po resht. Prandaj, më mirë të ndaleni dhe të shikoni se çfarë bëhet përreth përpara. Nga njëra anë ndiheni të përjashtuar e kështu doni të çliroheni, nga ana tjetër kanë dëshirë t’i mbathni me të katra.

Bricjapi
Jupiteri vazhdon t’ju mbështesë, duke ju sjellë entuziazëm dhe duke favorizuar perspektiva pozitive. Do të përjetoni momente emocionuese me partnerin e juaj. Është mirë t’u jepni rëndësi anëve praktike të jetës së përditshme dhe rezultateve konkrete.

Ujori
Planetët ju këshillojnë të vetëpërmbaheni, në mënyrë që të mbani për vete disa sekrete. T’u hapeni të tjerëve gjithandej nuk do të ishte gjë e zgjuar. Mund të konstatoni se besimi që keni tek disa persona të njohur së fundmi nuk ka qenë i arsyeshëm.

Peshqit
Grindjet dhe sherret mund të jenë gjëra që priten, por ju me urtësi do t’i mënjanoni shoqërimet me persona që ju shkaktojnë tensione dhe stres. Përfitoni nga përvoja për të mos bërë të njëjtat gabime si në të kaluarën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb