Dashi
Gjithë mërzitja dhe stresi që po kaloni është për shkak të punës. Jeni lodhur nga ngarkesa e madhe që keni, puna ju është kthyer në stres, mos lejoni që kjo të ndikojë në shëndetin tuaj. Zgjidhja është të mos rrini në qetësi e të shihni me indiferentizëm gjithçka që ndodh, reagoni dhe ngrini zërin për të drejtën tuaj.

Demi
Do përballeni me disa surpriza jo të mira sot ju të dashuruarit dhe në disa momente do ndiheni keq. Kërkoni ndihmë nga disa familjarë, sepse ata do iu japin këshillat e duhura. Gjendja e financave do vijë dalëngadalë duke u përmirësuar falë masave të rrepta që keni marrë.

Binjakët
Për ata që janë në një lidhje sot gjithçka do duket shumë delikate dhe e brishtë. Mos e shqetësoni për gjithçka partnerin tuaj, sepse edhe durimi i tij e ka një kufi. Beqarët do ndihen të hipnotizuar nga dikush dhe do bëjnë gjithçka që ai do ju thotë. Kujdes, sepse gabimet do ju dhëmbin më vonë!

Gaforrja
Në aventurën që keni nisur mund të gjeni vështirësi, sidomos nga këndvështrimi personal, prandaj përgatituni të përballeni me një ditë të rëndë dhe plot të papritura. Asgjë nuk do zgjidhet me një ndjesë apo justifikim. Tashmë i keni njohur njerëzit rrotull vetes dhe e dini se duhet të përballeni me prova të ndryshme të durimit tuaj. Ruani qetësinë!

Luani
Tregoni një komunikim të ngrohtë me partnerin dhe gjithçka do ecë siç e keni dëshiruar gjithmonë. Beqarët do jenë të paduruar dhe mund të hedhin hapa të gabuara gjatë kësaj dite. Falë përkrahjes së familjes dhe miqve të afërt do jeni më të qetë, sepse ju e dini që gjithmonë duhet të keni pranë dike që ju kritikon dhe mbështet në çdo hap që bëni.

Virgjëresha
Ditë shumë e trazuar do jetë kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një projekt pune. Do keni debate dhe mosmarrëveshje të njëpasnjëshme me personat që keni në krah. Beqarët do jenë gjatë gjithë kohës të shpërqendruar dhe nuk do përfitojnë nga propozimet që do ju bëhen. Në planin financiar gjithçka do ju ecë mirë, sepse situata do jetë më e qëndrueshme se kurrë.

Peshorja
Atmosfera në familjen tuaj do jetë shumë e ngrohtë sot. Kjo do sjellë edhe disa orë të kaluara në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe duke mos u angazhuar me asgjë tjetër. Në planin financiar bëni kujdes sa më shumë që të mundeni. Po e tepruat me shpenzimet, do ju duhet të kërkoni ndihmë nga të afërmit dhe jo të gjithë do mund t’ju mbështesin.

Akrepi
Do jeni shumë kureshtarë dhe do i kërkoni të dini gjithçka nga njerëzit që ju rrethojnë. Kjo ndjenjë mosbesimi vjen nga një “zhgënjim” i ditëve të fundit. Ata që janë në një lidhje do përkrahin në çdo vendim njëri-tjetrin. Beqarët nuk duhet të nxitohen, sepse do bëjnë gabime të pafalshme. Kujdes!

Shigjetari
Sot dita do nis plot energji dhe entuziazëm për gjëra të reja. Një projekt i ri po vjen drejt jush mezi e prisni. Rini i qetë, sepse gjithçka do të shkojë më së miri. Mos lejoni që frika nga “e reja” t’ju stepë dhe t’ju bëjë pasiv. Nuk do ju dalë asnjë pengesë gjatë rrugës, gjithçka është në avantazhin tuaj.

Akrepi
Dialogu do jetë shumë i fortë gjatë gjithë kësaj dite për juve që jeni në krye të një sektori të caktuar. Flisni hapur dhe kërkoni mirëkuptim në ato çka thoni, sepse ndonjëherë vendimet e nxituara mund të hedhin poshtë mundin e gjithë kohëve të fundit. Do e kuptoni me në fund se çfarë do të thotë të kundërshtohesh nga shumica.

Ujori
Planet tuaja do të prishen nga disa të papritura në momentin e fundit, të cilat nuk do të mund t’i shmangni dot. Mos u përballni vetëm, por merrni këshilla dhe zgjidhjen do e gjeni mes miqsh. Qetësia do jetë e nevojshme, prandaj niseni ditën bukur.

Peshqit
Do ndiheni të riskuar ditën e sotme nga një ndjenjë pasigurie në ambientin ku ju punoni. Frika se nuk do ia dilni dot mbanë ju ka përshkuar të gjithin. Aftësitë nuk ju mungojnë, keni nevojë për stimul që të punoni më fort se më parë. Një mik do ju qëndrojë pranë dhe do ju japë këshilla të vlefshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb