Dashi 21 Mars – 20 Prill

Jeni shpërndarë në shumë fusha. Ndiqni objektiva që ju lodhin dhe ju stresojnë. Mos vallë për hir të kësaj keni lënë mënjanë dashurinë? Dëshira dhe pasioni do të bëjnë që të kërkoni mundësi për të biseduar dhe bashkëpunuar me partnerin.

Demi 21 Prill – 20 Maj

Është koha e përshtatshme për të kërkuar një ngritje në detyrë, ose për të fituar një vend pune që kërkon seriozitet dhe aftësi. Një vendim i papritur do të dalë se është i duhuri, kundër çdo parashikimi pesimist. Provojeni!

Binjakët 21 Maj – 21 Qershor

Keni mundësinë të takoni persona dhe kultura të ndryshme nga e juaja, me tradita dhe mënyra të tjera jetese. Parashikohen udhëtime. Zgjidhni angazhimet! Pas pak do t’ju duhet të hiqni dorë nga orët e gjumit për të mbajtur ritmet e veprimtarisë.

Gaforrja 22 Qershor – 22 Korrik

Sot priten ulje-ngritje të humorit në lidhje me sqarime familjare, por jo përballje zënkash. Çlirohuni nga të tjerët. Veproni sipas mendjes suaj në çdo mjedis, pa u dashur fare t’u përshtateni ritmeve të të tjerëve.

Luani 23 Korrik – 23 Gusht

Një realizëm i mirëfilltë dhe një sens praktik do të jenë zgjedhja e duhur për të luftuar rastësitë jo të favorshme që do t’ju dalin për t’i përballuar. Me Mërkurin që nuk ju mbështet, do të keni prirje t’i gjykoni të tjerët edhe për gjëra të kota: përpiquni të jeni më realistë.

Virgjëresha 24 Gusht – 22 Shtator

Një epror do që t’ju besojë një detyrë delikate dhe të rëndësishme. Tashmë e di që jeni disi kryelartë, por askush nuk i ka aftësitë tuaja. Urani dhe Saturni favorizojnë në veçanti të gjitha veprimtaritë tuaja artistike dhe krijuese.

Peshorja 23 Shtator – 22 Tetor

Nuk duhet të humbni vëmendjen nga interesat tuaja për të vrapuar pas angazhimeve të përditshme dhe çështjeve praktike. Keni nevojë për lëvizje, për ajër të freskët dhe të pastër për t’u mbushur me frymë. Organizoni një udhëtim në një zonë detare.

Akrepi 23 Tetor – 22 Nëntor

Nuk mund t’i mohoni më faktet: duke parë që një ngjarje e vjetër shfaqet vazhdimisht, më mirë të përballeni me të një herë e përgjithmonë, për ta lënë pas. Do të jeni të disponueshëm dhe me humor të mirë. Do të shijoni anën e këndshme të dashurisë.

Shigjetari 23 Nëntor – 21 Dhjetor

Do t’ju duhet të merrni disa vendime të vështira për të çuar përpara gjërat. Prandaj, nuk ju ngelet gjë tjetër veçse të angazhoheni. Tregohuni të vëmendshëm ndaj kritikave të një miku, për të kuptuar se çfarë përshtypjesh kanë të tjerët për ju.

Bricjapi 22 Dhjetor – 20 Janar

Sot marrëdhëniet tuaja do të jenë më të fuqishme. Mund të ndryshoni mendje për një eveniment. Do të keni takime të mrekullueshme, që do t’ju ndryshojnë jetën e dashurisë apo do të forcojnë lidhjet ekzistuese.

Ujori 21 Janar – 19 Shkurt

Keni shumë pritshmëri ndaj një personi që ndoshta nuk do të tregohet në lartësinë e duhur. Do të ishte mirë ta përqendronit vëmendjen diku tjetër. Mos u bëni kokëfortë! Keni dëshirë t’u imponoheni të tjerëve në të gjitha rrethanat. Duhet të mendoheni pak për veprimet që ndërmerrni.

Peshqit 20 Shkurt – 20 Mars

Të papritura të këndshme në familje. Përditshmëria do të jetë më emocionuese dhe e këndshme, edhe pse do t’ju ndodhë që të ndryshoni menjëherë programin. Do të jeni në lartësinë e duhur për të marrë vendime shumë delikate. Do të fitoni kështu vlerësimin e një eprori.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb