I dashuri i George Michael tha se këngëtari kishte provuar të vriste veten disa herë dhe insistoi se kishte qëndruar gjatë gjithë kohë me të deri në fund. Michael u gjet i vdekur ditën e Krishtlindjeve në shtëpinë e tij në Oxfordshire.

Ylli i muzikës, emri i vërtetë i të cilit është Georgios Kyriacos Panayiotou, u gjet i vdekur nga i dashuri i tij Fadi Fawaz, që shkoi për ta ngritur nga gjumi për drekën e Krishtlindjeve.

Në një seri postimesh në Twitter, ai shkruan: “E vetmja gjë që George donte ishte të vdiste. Ai u përpoq disa herë të vriste veten, dhe më në fund në një farë mënyre ia doli. Ne duheshim shumë dhe qëndronim bashkë 24 orë në ditë”.

Fawaz gjithashtu postoi një mesazh emocionues ku shante vitin 2016. Nëpërmjet një foto ku dukej gishti i mesit ai shkruante: “Të urrej nga thellësia e zemrës viti 2016”.

fadi

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: