GREQI- Një tjetër sasi marijuane, 47 kilogramë, është sekuestruar ditën e sotme në kufirin Greqi-Shqipëri. Policia greke pikasi një mjet në Argos Orestiko, pranë Kosturit, të cilit i ka bërë shenjë për të ndaluar.

Por menjëherë pas kësaj, makina është larguar me shpejtësi, në përpjekje për t’iu larguar policisë.
Vetëm pak minuta më pas, mjeti është gjetur i braktisur në Ksirolivadhi, Veria.

Nga kontrolli i ushtruar në mjet, policia greke gjeti 47 kg 349 gramë marijuanë, e ndarë në 65 pako dhe e vendosur në 2 çanta.

Nuk dihet se cilët ishin personat që po bënin transportin e lëndës narkotike, ndërsa policia ka nisur hetimet për të verifikuar se nga vinte droga.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: