Mauro Icardi, pas 100 golave të shënuar me fanellën e Inter, është takuar me tifozët zikaltër pranë dyqanit zyrtar të klubit në qendër të Milanos. Këto kanë qenë fjalët e tij për “Argnentina Football”:
“Kam folur me Sampaoli-n. E dija se nuk do të grumbullohesha me Argjentinën. Kam qenë i dëmtuar për katër ndeshje dhe kjo është arsyeja e vetme pse u zgjodhën të tjerë”, ka thënë kapiteni i Inter.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb