ISIS i kundërpërgjigjet forcave të cilat po luftojnë për të rimarrë Mosulin dhe për të zmbrapsur ISIS.

Raportohet se luftëtarët e ISIS i kanë flakën një fabrike sulfati në jug të Mosulit. Të paktën 2 persona kanë humbur jetën për shkak të problemeve dhe mijëra persona janë intoksikuar.

Lajmi është raportuar nga televizioni Al Jazeera. Sipas burimeve lokale do të duhet të paktën 2-3 ditë për të shuar zjarrin në fabrikë.

Forcat qeveritare në Irak në bashkëpunim me SHBA, Turqinë dhe forca të tjera kanë nisur ofensivën për t’i hequr ISIS kontrollin nga Mosuli.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb