Fadil Kasemi i arrestuar për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, gjyqtares Fildes Hafizi i kërkoi Gjykatës së Apelit që të lihet i lirë. Kërkesa e tij vjen në një kohë kur Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk ka përfunduar ende inspektimin në Gjykatën e Kavajës, e cila dënoi me 3 vjet burgim Fadil Kasemin pas përpjekjes së tij në 2015 për të vrarë Fildesin.

Kërkesa e tij u shqyrtua nga gjyqtarje e Apelit, Nertina Kosova që rrëzoi qëndrimin e mbrojtjes, që nga ana e tyre nuk janë dakord që Fadil Kasemi të qëndrojë nën masën arrest me burg.
screenshot-2_1505914423-1787835
Duke qenë se avokatët pretendojnë arrestin me afat 60 ditë ndaj klientit të tyre, ose një masë më e butë derisa të dalë ekspertiza mendore, Fadil Kasemi theu heshtjen.

“Unë vazhdoj ta dua akoma Fildesin. Ju kërko avokatëve dhe gjithkujt tjetër, që të mos merret me problemet e familjes time. Nuk dua të me cënoni nderin e gruas…”, ka thënë ai.

Por, pendesa nuk i vlen më asgjë Fadil Kasemit, i cili ndërkohë nga ana tjetër e ka pranuar krimin vetëm me një deklaratë në polici, kur u kërkoi falje fëmijëve të tij.

Gjatë këtyre ditëve i akuzuari ka heshtur megjithë përpjekjet e Prokurorisë për të shkëputur një rrefim prej tij.

39-vjeçarja, gjyqtare në Gjykatën e Shkodrës dhe nënë e dy fëmijëve i kishte dhënë fund martesës dy vjet më parë dhe siç tregojnë dokumentat, ajo kërkoi edhe urdhër mbrojtjeje në gjykatë prej, kërkesë prej së cilës u tërhoq brenda 15 ditëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb