Udhëheqësja e opozitës në Ukrainë, Yulia Tymoshenko deklaroi se planifikon të garojë për presidente në vitin 2019. Në një video-konferencë në faqen e saj në ‘Facebook’, Tymoshenko tha se do të kandidojë “jo për të luajtur një lojë autoritare… por për të ngritur Ukrainën në këmbët e saj”.

“Zyra presidenciale për mua nuk është PlayStation, por një vend për të prezantuar ndryshimet reale, për të cilat vendi ynë ka nevojë. Do të propozoj një kushtetutë të re për Ukrainën, që do të jetë një marrëveshje e vërtetë publike midis qeverisë dhe popullit dhe do të demonopolizojë kompetencat e autoriteteve”, tha Timoshenko, udhëheqëse e partisë opozitare Batkivshchyna (Atdheu).

Tymoshenko, në vitin 2010, i ka humbur zgjedhjet presidenciale nga kandidati pro-rus, Viktor Yanukovych, përcjell REL. Ajo ka humbur edhe përballë presidentit aktual, Petro Poroshenko, më 2014. Tymoshenko ka qenë kryeministre e Ukrainës nga viti 2007 deri më 2010.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: