Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Ish- ministri i LSI ‘mbron’ Ruçin: Ka CV të pasur dhe të imponon respekt (Video)

ylli manjani

TIRANE– I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ të gazetares Eni Vasili në ‘News24’ ish ministri i Drejtësisë nga radhët e LSI, Ylli Manjani mbroi zgjedhjen e Gramoz Rucit në krye të Kuvendit. Manjani tha se Ruci nuk është problemi i politikes. Pasi sipas tij ai ka CV të pasur dhe te imponon respket.

“Ruçi ka një CV të pastër. Nuk ka bërë asnjë veprim që në atë kohë t’i ketë vrarë ndokënd. E vetmja gjë që është përfolur ai është per ngjarjet e prillit të vitit 1991, kur ishte në Ministrinë e Rendit. Por edhe në atë kohë nuk u provua.

Ata që e sulmojnë sot kanë bërë ligje me të dhe janë ulur në krah të tij gjithë këta vjet. Është e pandershme ta sulmosh. Unë mendoj se nuk eshte Ruci problemi i politikes. Ruci imponon respekt dhe është autoritar”- tha ndër të tjera ai.

(d.d/BalkanWeb)


Komente ( 2 )



Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.