Shtetit Islamik (ISIS) ka marrë përgjegjësinë e sulmit në sheshin ‘Katalunja’ në Barcelonë, ku mbetën të vdekur 13 persona dhe mbi 64 të tjerë u plagosën, pasi u shtypën nga një person me furgon.

Dy orë pas ngjarjes një i dyshuar u qëllua për vdekje nga policia, ndërsa një maroken i identifikuar me emrin Driss Oukabir dhe qe jetonte prej 20 vitesh në Spanjë është shpallur në kërkim.

Ndërkohë media që administrohet nga militantët islamike, ‘Amaq News’ raporton se ISIS ka marrë përgjegjësinë e sulmit dhe se ata që kryeni sulmin janë ushtarë të Shtetit Islamik, por nuk jepen detaje mbi shkaqet dhe motivet.
tybn


(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb