Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin e së dielës në Ansbach të Gjermanisë, ka njoftuar agjencia e lajmeve e grupit, “Amaq”.

Të dielën në mbrëmje, në hyrje të një festivali muzikor, në të cilin ishin më shumë se 2 mijë persona, një person kishte shpërthyer një mjet shpërthyer duke vrarë veten dhe duke lënduar 12 persona të tjerë.

Sulmuesi ishte një 27-vjeçar sirian.

“Ai kreu sulmin si përgjigje për thirrjet që të sulmohen vendet që përbëjnë koalicionin kundër Shtetit Islamik”, ka njoftuar “Amaq”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: