ITALI- Numri i të vdekurve për shkak të një orteku që goditi një hotel në Itali këtë javë arriti në pesë persona dhe 23 të tjerë vazhdojnë të jenë të humbur, sipas njoftimit zyrtar.

“Dy burra dhe dy gra, katër të mbijetur të tjerë u nxorrën gjatë mbrëmjes dhe në mëngjes”, njoftoi një zyrtar i prefekturës së Abruzzo.

“Janë gjetur trupat e dy grave dhe një burri, duke e çuar numrin e viktimave në pesë”, tha zyrtari.

“Numri totla i personave të shpëtuar nga Rigopiano Hotel në rajonin malor të Aruzzo ka arritur në 11”, deklaroi shefi i Mbrojtjes Civile, Fabrizio Curcio.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: