TIRANE – Jemi në sezonin kur të gjithë, në punë, shkollë, shtëpi, duken të sëmurë. Por, nëse doni të shmangni viruset e dimrit ndërkohë që netët ftohen, duhet të dini që zgjedhja e dietës së duhur mund të ketë një efekt të fuqishëm. Sophie Michell, shefe gatimi dhe autore e shumë librave për gatim, nga veriu i Londrës, ka ndarë me femrat 10 ushqimet që duhet të konsumojnë këtë sezon për të luftuar ftohjen dhe gripin.
Hudhër
Mund të shkaktojë erë të keqe në gojë, megjithatë, përfitimet e shumta që sjell hudhra në shëndet na bëjnë ta harrojmë erën e keqe.
“Nuk është gjëja më e shijshme, por ka veti shumë të mira anti-virale”, thotë Sophie. Nëse nuk mund ta hani atë të gjallë, përfshijeni në gatime të ndryshme.
Boronica
Ky superushqim vjen me përfitime të shumta shëndetësore. Prandaj është ushqimi perfekt për të mbështetur sistemin imunitar në luftën kundër viruseve të dimrit. “Është një antioksidues i fuqishëm, e mirë për t’u konsumuar e freskët, si çaj, marmelatë apo e thatë, dhe mund ta përfshini në lëngje të ndryshme.
Supa e pulës e gatuar në shtëpi
Thonë se supa e pulës është e mirë për shpirtin. Duhet shtuar se është e mirë edhe për trupin gjithashtu, pasi është një nga gatimet më të mira për të luftuar gripin.
“Ka veti anti-virale, plus që ju bën të ndiheni më mirë kur jeni pak të dobët ose keni të ftohtë”, thotë Sophie.
Patatet e ëmbla
Perimet me rrënjë portokalli duhet të hahen me bollëk nëse doni të parandaloni ftohjen, thotë Sophie. “Ato janë të pasur me beta-karotene, që kthehet në vitaminën A. “Vitamina A nga ana tjetër ndihmon në përmirësimin e sistemit dgjestiv dhe bllokon bakteret e dëmshme, që shkaktojnë ftohjen”, shpjegon ajo.
Bajamet
Ekspertët e shëndetit sugjerojnë gjithmonë që të zëvendësoni biskotat e yndyrshme me një grusht me bajame kur jeni të uritur, Këto fruta të thata përmbajnë gjithashtu një sërë përfitimesh shëndetësore, që mund t’ju ndihmojnë në luftimin e baktereve, sipas Sophie.
Kos
Kosi ju mban të shëndetshëm dhe në formë gjatë gjithë dimrit. “Ai lufton bakteret e këqija ndërkohë që ushqen bakterin e mirë”, thotë Sophie. (Lexoni- Kosi, pse duhet konsumuar).
Lulelakër
Lulelakra është ushqimi që duhet të konsumoni më shumë gjatë dimrit nëse nuk doni të sëmureni. Ajo është një antioksidues që lufton të gjitha infeksionet. Është e mirë për t’u përdorur në supë dhe një alternativë e mirë e grurit nëse e ktheni në oriz me lulelakër. Ja si të përgatisni qofte me kuinoa (ose oriz integral), lulelakër dhe spinaq!
Ujë
Uji është ushqimi që duhet të konsumohet njësoj gjatë gjithë muajve të vitit. Megjithatë, duhet të përmendim se ai është i mirë në rast ftohje dhe gripi, pasi ndihmon trupin të nxjerrë jashtë toksiant dhe bakteret.
Mjaltë
Mjalti është një super ushqim, që rrit sistemin imunitar dhe shërben si antioksidues. Ai ka veti antibakteriale, antivirale, antioksiduese, që e bëjnë mbështetësin ideal të imunitetit. (Lexoni – Mjaltë me hudhra, ja kombinimi që shëron shumë sëmundje!)
Lëngu i kockave
Lëngu i kockave përmban veti të shumta shëruese dhe është i mirë për sistemin imunitar. Përdorni kockat nga mishi i viçit, pulës, qengjit etj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: