Julen Lopetegui është i zgjedhuri i Florentino Perez për të marrë kontrollin e Real Madridit pas dorëheqjes së Zinedine Zidane, pak ditë pas pushtimit të titullit të 13-të të Ligës së Kampionëve në historinë e të bardhëve.

Lopetegui ka vendime shumë të rëndësishme për të arrë dhe që, apriori, mund të ndryshojnë rrjedhën aktuale të ekipit të Real Madridit. Këto janë disa nga “patatet e nxehta”, që ai do të gjejë te Real Madridi:

Cristiano Ronaldo
Sapo përfundoi finalja e Kievit kundër Liverpool, CR7 ngjalli dyshime për vazhdimësinë e tij te Real Madridi. Sulmuesi portugez, referenti maksimal i bardhë, kërkon një rinovim astronomik të kontratës, që duket se uk merret përsipër nga klubi.
Pas fitores së dy “Topave të Artë” të fundit, CR7 dëshiron që Florentino Perez të përmbushë premtimin e tij, duke e barazuar pagën e tij me atë të Messit. Por, presidenti nuk duket gati për t’i përmbushur kërkesat e “Luso”, i cili mund të ndryshojë ajër pas disa vitesh suksesi në Madrid. Vazhdimi i tij, ose jo, do të shënjojë verën e bardhë.

Çfarë duhet të bëjë me Bale dhe Benzema
Lopetegui duhet të vendosë se çfarë dëshiron të bëjë me të dy lojtarët. Me trajnerin Zidane, uellsiani dukej i dënuar për t’u larguar, por performanca e tij (dy gola) në finalen e Ligës së Kampionëve dhe ardhja e një trajneri të ri mund të hapë perspektiva të reja.
Francezi, nga ana tjetër, e ka humbur mbrojtësin e tij më të madh, Zidane. Lopetegui duhet të vendosë se çfarë do të bëjë me “9” e Real Madridit. Benzema ka shënuar vetëm 12 gola në 47 paraqitje të sezonit të fundit dhe do të jetë, gjithashtu, një pikë e rëndësishme në “detyrat” e trajnerit të ri në “Bernabeu”.

Transferimet
Në varësi të asaj që është vendosur në pikat e mëparshme, Real Madridi mund të ndryshojë rrënjësisht objektivat e tij për merkaton e kësaj vere. Lopetegui duhet t’iu japë përparësi pozicioneve që duhet të forcohen në skuadër. Natyrisht, ai duhet t’i ketë transmetuar dëshirat e tij te presidenti Perez. Presidenti i “Los Blancos” vë bast për ardhjen e një portieri të ri dhe një goditje për pjesën e përparme, ndërkohë që Zidane ishte i vendosur të nënshkruante me Eden Hazard. Për të përdorur mendimin e tij mbi çështjet e nënshkrimit do të jetë një tjetër nga “patatet e nxehta” të Lopetegui./telesport

BalkanWeb

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: