JAPONI -Femrat japoneze mbajnë rekordin botëror si më jetëgjatat në tokë. Sipas statistikave ato jetojnë mesatarisht deri në moshën 84 vjeçare. Gjithashtu ato janë edhe femrat më elegante. Po cili është sekreti i këtyre femrave?

Naomi Morijama në librin e saj “Gratë japoneze nuk plaken ose shëndoshen” ka shpjeguar këtë dhe sekreti duket se qëndron tek kuzhina japoneze. Ajo thotë se ka disa ushqime që ndihmojnë femrat të humbin peshë. Peshku, frutat, soja, orizi, perimet dhe çaji jeshil janë disa prej ushqimeve të shëndetshme të cilat janë të rëndësishme për shëndetin dhe gjithashtu për të ruajtur linjat.

10 arsyet:

Ushqime të fermentuara
Çaj jeshil
Hanë ushqim në racione të vogla
Hanë prodhime deti
Ecin shumë
Përdorin metoda të shëndetshme gatimi
Nuk hanë ushqim të shpejtë!
Praktikojnë dhe mësojnë artet marciale
Konsumojnë ëmbëlsira të shëndetshme, me bazë frutash
Bëjnë banja të nxehta pranverore ‘onsen’

Është interesant fakti që japonezët hanë pothuajse çdo ditë peshk, oriz, supë, perime të gatuara, fruta dhe pinë çaj shumë çaj jeshil. Edhe pse gratë japoneze përbëjnë vetëm 2% të popullsisë botërore, ato hanë rreth 10% të gjithë peshkut në botë.

Siç shpjegon edhe Morijama në librin e saj prindërit i mësojnë fëmijët e tyre që të hanë ngadalë dhe të shijojnë çdo kafshatë. Kuzhina japoneze ka edhe disa regulla. Për shembull, çdo pjatë nuk duhet të mbushet kurrë plot ose të shërbehen porcione të mëdha të ushqimit. Çdo ushqim duhet të shërbehet ndaras.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb