Lidhja e Armina Mevlanit me djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzenin, e ka bërë këtë të fundit të lakohet gjithnjë e më shumë në mediat rozë, krahas punës së saj si blogere.

Përveç fotove që poston me look-un e ditës, udhëtimet jashtë shtetit dhe eventet e modës, një postim i saj saj ditën e sotme ka marrë komente jo shumë të këndshme.

‘Një Barbie në një botë Barbie-sh’, – ka shkruajtur Armina nën diçiturën e fotos duke kujtuar këngën e famshme të viteve ’90.
42087-640-0-59cd20a8e669d
Ndërsa komentuesi i kujton “vjehrrin” dhe i shkruan: ‘Barbie girl sepse punoi Sala, po të mos ishte për Salën as në TVSH stë çonin,’.

E sigrisht Armina ka të drejtë të revoltohet pas këtyre fjalëve! “Në fakt nëse do më kishe ndjekur kam punuar në modë që në moshën 19 vjeç si drejtuese reviste mode dhe në TV dhe dikush pa aftësi nuk ecën dot përpara çfarëdo gjëje t’i ofrojnë,” – ka replikuar ajo me komentuesin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb