NGA AURORA GOLEMI

TIRANE– Lindita Buzuku, e sëmura me kancer nga Berati në emisionin e së premtes së kaluar në News24 e dergjur në shtrat kërkonte ndihmën e shqiptarëve, pasi nuk e përballonte dot ecejaket për t’u kuruar nga Berati ku jeton në Tiranë.

Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” në “News24” i ka plotësuar dëshirën Linditës, duke e ndihmuar të shmangë këto peripeci që duhet të kalonte.

Pasi iu dha mundësia për të vendosur një protezë në këmbë, të cilën e kishte humbur si pasojë e sëmundjes, një surprizë tjetër e pret Linditën. Elvis Naçi e ka shoqëruar Linditën në një apartament pranë spitalit universitar “Nënë Tereza” në Tiranë. Apartamenti është vetëm 200 metra larg spitalit, ashtu siç kishte shprehur dëshirën Lindita në emision, të premten e kaluar.

https://www.youtube.com/watch?v=LHikEFU4RnU&feature=youtu.be

Derën e hap e ëma e Linditës, kjo e fundit di vetëm se do të takojë një person. Dera hapet ndërsa nënë e bijë përlotën kur takohen. Në këtë moment Elvis Naçi i jep Linditës lajmin e madh se kjo është banesa e saj. Për qiranë e banesës është kujdesur personalisht Naçi.

“Kjo është shtëpia që t’i do të qëndrosh si princeshë. Do jesh e qetë pasi është pranë spitalit”, tha Naçi.

https://youtu.be/OJVU8v5bN14

(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb