Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |
Lajme
Grupet
Rezultatet
Kalendari
RUSI 2018
5 - 2

Belgjikë - Tunizi

RUSI 2018
17:00

Republika e Kores - Meksikë

RUSI 2018
20:00

Gjermani - Suedi


Juncker: Britania e Madhe do pendohet për largimin nga BE

juncker-6-313x200

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker tha se Britania do pendohet për largimin nga Bashkimi Evropian. Duke iu adresuar Parlamentit Evropian në Strasburg, Juncker tha se negociatat për Brexit-in tashmë janë bërë urgjente.

Ai tha se nuk dëshiron që qytetarët e BE-së të bien viktimë e Brexit-it dhe shtoi se është e rëndësishme që të sigurohen të drejtat e tyre.

“Unë do të doja më shumë që Britania të mos kishte vendosur për t’u larguar nga BE-ja, por secili që e lë BE-në duhet të dijë se çfarë do të thotë kjo. Nëse vendosni të ikni, t’i lini prapa rregullat dhe marrëveshjet e përbashkëta, atëherë duhet të pranoni se gjërat nuk mund të mbeten ashtu siç kanë qene”, tha Juncker.

Ai po ashtu i kërkoi kryeministres britanike, Theresa May, të japë më shumë qartësi se si Mbretëria e Bashkuar e sheh marrëdhënien e saj të ardhshme me BE-në.

Britania duhet të largohet nga Bashkimi Evropian deri në mars të vitit 2019. Ajo e ka marrë këtë vendim në një referendum të mbajtur në vitin 2016. Ritmi i negociatave midis Britanisë dhe BE-së ka ngecur për shkak të tregtisë dhe Irlandës Veriore.

(BalkanWeb)


Komente ( 3 )