Juventusi ka triumfuar në superndeshjen e kësaj jave në Serinë përballë Napolit, duke fituar me rezultatin 1-0.

Fati i takimit u vendos në fund të pjesës së dytë me një gol të Simone Zazas (88’). Ky gol erdhi pas një ndeshje të ekuilibruar dhe me pak raste.

I ndihmuar nga një devijim, sulmuesi bardhezi i aktivizuar në pjesën e dytë i dha këtë fitore të rëndësishme skuadrës së Alegrit.

Bardhezinjtë marrin kreun për herë të parë këtë sezon duke udhëhequr me 57 pikë, një më pak se Napoli i vendit të dytë.

(E.G./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb