TIRANË – Deputeti republikan Agron Duka është i gatshëm të kandidojë për bashkinë e Durrësit në emër të të gjithë opozitës.

Pas propozimit të bërë sot nga kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, Duka ka përshëndetur idenë dhe ka deklaruar se “dhe në qoftë se figura ime nuk do të gjej konsesusin e të djathtës, unë do të jem në shërbim të ndryshimit.”

Ja mesazhi i plotë në Fb: “Ky lajm më bën të ndjehem i prekur nga besimi që njerëzit kanë shprehur ndaj meje dhe të përgjegjshëm për sfidat me të cilat duhet të perballem, – shkruan Duka. – Të jeni të bindur që jam i gatshëm të unifikoj të gjithë të djathtën për të bërë ate që çdo i djathtë e i majtë i qytetit tim pret. Të bashkoj të gjithë për të mirën e qytetit tim.

Por në çdo rast edhe në qoftë se figura ime nuk do të gjej konsesusin e të djathtës, unë do të jem në shërbim të ndryshimit dhe të cilitdo që do të marrë përsipër ta bëjë këte ndryshim. Durrësi ynë meriton më shumë,”- ka deklaruar ai.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: