Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Kapen 2 familjet e drogës në Milano, 9 shqiptarë në pranga. Zbulohet libri i llogarive: 2 milionë euro xhiro

karabiniere

Dy familje që drejtonin trafikun dhe shpërndarjen e drogës të sasive të mëdha janë arrestuar nga policia italiane.

Karabinierët e Komandës Provinciale të Milanos kanë ekzekutuar në Legnano dhe në provincat e Vareses e Torinos një urdhër arresti të Prokurorisë së Busto Arstizio për 10 persona, 9 prej tyre shtetas shqiptar dhe një italian të moshave nga 22 deri në 54 vjeç, të cilët akuzohet për posedim narkotikësh si kokainë, marijuanë dhe heroinë.

Arrestimet vijnë në fund të një hetimi mbi dy familje që vepronin në Volla Cortese dhe San Giorgio su Legnano, në Milano dhe akuzohen për trafik dhe shpërndarje droge të disa llojeve.

Gjatë hetimit që ka zgjatur rreth 8 muaj është sekuestruar dhe një libër me llogaritë financiare të aktivitetit kriminal.

Analizimi i librit dhe hetimet e mëvonshme ka nxjerrë në pah se droga e shitur nga kjo bandë kishte sjellë rreth 2 milionë euro të ardhura. Pra, një biznes i lulëzuar me punë të pista që shtrihej në të gjithë Legnanon.

(m.k/BalkanWeb)


KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.