Policia greke ka sekuestruar një sasi të madhe droge në aksin Janinë-Antirio që dyshohet se vinte nga Shqipëria. Sipas mediave greke, mjeti vinte nga kufiri me Shqipërinë kur është pikasur nga policia e cila është vënë në ndjekje të saj dhe më pas është ndaluar në vendin e quajtur “Kompoti”.

Në makinë u gjetën dhe u sekuestruan 106 pako me 126 kg e 690 gram marijuanë dhe 171 gram hashash në formë ‘çokollatë’. Policia greke arrestoi shoferin, një 53-vjeçar grek ndërsa vijon hetimet për zbardhjen e këtij rasti trafiku.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: