Në Katalonjë 90 përqind e zgjedhësve votuan pro pavarësisë së rajonit nga Spanja dhe kjo mund të ndryshojë në mënyrë radikale perspektivën e klubit të futbollit Barcelona që rrezikon të përjashtohet nga La Liga.

Sot, pavarësia hipotetike e Katalunjës do të thoshte rrjedhimisht përjashtimin e çdo skuadre të qeverisjes katalanase nga kompeticionet, profesioniste dhe amatore. Në futbollin profesionist kjo rrjedhë e ngjarjeve do të ndikonte te Barcelona, Espanjoli, Girona dhe Gimnastic de Tarragona.
Në aspektin amator, skuadrat e prekura do të ishin gjithë ato që luajnë momentalisht në divizionin e dytë apo të tretë, e kështu me radhë. E gjithë kjo sepse rregullorja ligjore në Spanjë që qeveris në ditët e sotme është e qartë dhe konkrete.

Duke nisur me rregullat sportive, “veprimtaritë sportive profesioniste dhe amatore të Spanjës duhet të regjistrohen me Shoqatën Sportive dhe Federatën përkatëse”. Në rastin specifik të futbollit, kjo do të sillte largimin nga Federata Spanjolle e Futbollit, që në artikullin 99 të rregullores citon se “çdo skuadër që kërkon të federohen, duhet të jetë e integruar me Federatën Spanjolle të Futbollit”./p.sport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: