Irani është zotuar se nuk do të bashkëpunojë me rajonin autonom kurd, në veri të Irakut, nëse banorët e tij votojnë në favor të referendumit për pavarësinë e Kurdistanit, më 25 shtator.

“Irani do të ndërpresë bashkëpunimin ushtarak dhe ato të tjera me rajonin autonom kurd, në favor të referendumit për pavarësinë e Kurdistanit”, njoftoi sekretari i Sigurisë Kombëtare i Iranit, Ali Shamkhani, cituar nga agjencia iraniane e lajmeve të studentëve (ISNA) .

“Irani i ka konsideruar kurdët në veri të Irakut, si vëllezër dhe aleatë dhe i ka mbështetur ata, gjatë kohëve të vështira, por referendumi i javës së ardhshme për pavarësinë nuk është as i ligjshëm dhe as i sigurtë për Irakun apo rajonin”, tha Shamkhani.

Zyrtari i Sigurimit shtoi se të votuarit në favor të referendumit për pavarësinë e Kurdistanit do të detyronte Iranin për të vendosur kontrolle të rrepta kufitare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: