Këto të dyja që shihni janë dy vajzat 17-­vjeçare që u vunë në pranga nga Policia e Tiranës, pasi ishin kthyer në ‘tmerrin’ e urbaneve me vjedhjet që bënin.

Eva dhe Anxhela kishin futur mjaft qytetar në grackën e tyre, duke iu vjedhur para e telefona celularë, kryesisht në autobusët urban, por policia arriti t’i kapte falë një hetimi të gjatë policor.
ANXHELA (Anxhela)
Ato vepronin të koordinuara në disa prej linjave të Tiranës. Policia ka arritur të dokumentojë me prova shumë prej vjedhjeve të tyre dhe dy adoleshentet tashmë do të përballen me drejtësinë.
EVA (Eva)
Kujtojmë se vajzat nuk ishin të panjohura për policinë, pasi më parë ato kanë qenë të proceduara edhe për vjedhje dhe shkatërrim prone.

Në nëntor te vitit të kaluar ishin arrestuar nga komisariati nr.1 pasi i vodhën celularin kamarierit të një lokali pas Pallatit të Kulturës.
16002973_1926891657531651_4243145207090243693_n
Njoftimi i Policisë:
Në vijim të komunikatave që bëjnë fjalë për vjedhjen e telefonit celular dhe një sasi lekësh shtetasve A.S dhe M.S, më datë 16.02.2017, u arrestuan shtetaset E.L dhe A.B, vjeç 17 e 17, banuese në Tiranë. Nenet 134/2 dhe 25 të Kodit Penal.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb