Së fundmi është zbuluar një aparaturë e pajisur me kamera për të dignostikuar trupin e njeriut për sëmundje të ndryshme.

Pajisja nuk funksionon me anë të radiografisë apo rrezeve të shtrenjta X, por është një kamera e thjeshtë që lëshon dritë duke parë çfarë ka brenda trupit.

Zbulimi i madh është bërë nga shkencëtarët në Universitetin e Edinburgh dhe Universitetin Heriot-Watt, shkruan Health.com
Pajisja mund të bëjë dritë në rreth 20 cm dhe mund të zbulojë grimca individuale të quajtura fotone.

“Shpresoj që ne të vazhdojmë me këtë ritëm që të bëjmë një ndryshim të madh në teknologjinë e kujdesit shëndetësor,” – tha Dr.Michael Tanner për pajisjen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb