Kombëtarja shqiptare e futbollit të femrave nuk ia ka arritur të dalë me rezultat pozitiv në sfidën kundër 19-të vjeçareve të Italisë. Në “Elbasan Arena” janë mundur me rezultatin minimal 0-1, duke e nisur me humbje 2017-ën.

Fati i ndeshjes u vendos që në pjesën e parë të saj kur në minutën e pestë, Alice Regazzoli ndëshkoi skuadrën tonë përfaqësuese duke i dhënë avantazhin 19-vjeçareve italiane.

Kombëtarja shqiptare i pati mundësitë për të barazuar shifrat e takimit, por nuk arriti dot t’i shfrytëzojë ato. Fundi i 90 minutave la në fuqi shifrat 1-0 për skuadrën përfaqësuese italiane.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb