KOSOVË-Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në Radiotelevizionin e Kosovës (RTK) rreth orës 22:00. Mësohet se shpërthimi ka ndodhur tek transmetuesi i valëve.

Policia ka rrethuar objektin e televizionit dhe është duke ekzaminuar provat për të zbardhur shkaqet dhe materialin që ka shërbyer për shpërthimin.

Televizioni publik raporton se në kohën e shpërthimit ka pasur punonjës në objektin e RTK-së të cilët kanë krijuar panik. Nga shpërthimi mësohet se nuk ka persona të lënduar.

Stafi i RTK-së është duke pritur versionin zyrtar të Policisë për ngjarjen.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: