TIRANE– Kreu i FRPD, Belind Këllici ka zhvilluar një takim me Philip Müller, sekretar i përgjithshëm i Junge Union, forumit rinor të kristian demokrateve të CDU. Përmes një postimi në Facebook, kreu i FRPD thotë se në takim është diskutuar për bashkëpunimin e mëtejshëm dhe forcimin e marrëdhënieve midis FRPD dhe Junge Forum si dhe për problemet që sipas tij ekzistojnë në Shqipëri. Këllici ka thënë se qeveria shqiptare dështoi të hapë negociatat për anëtarësimin.

Statusi i plotë:
Kenaqesi sot te takonim mikun tone Philip Müller, sekretar i përgjithshëm i Junge Union, forumit rinor te kristian demokrateve te CDU dhe gjithashtu forumi rinor me anëtarësinë me te madhe ne Europe ?? ??
Bashkëpunimi i mëtejshëm dhe forcimi i marrëdhënieve midis FRPD dhe JU, si dhe dështimi i qeverise shqiptare për hapjen e negociatave me BE, për shkak te problemeve te theksuara me korrupsionin dhe trafikun e drogës, ishin fokusi kryesor i bisedes tone. Gjithashtu ndaluam edhe tek çështjet e papunësisë masive mes te rinjve dhe largimit te trurit nga Shqipëria per shkak te humbjes se shpresës.
Me pas vijuam bisedimet sebashku me perfaqesues te tjere te Junge Union dhe politikane rajonale si Tim Christopher Zeelen Mda, Dr. Adrian Haak dhe Hannah Niemeyer.
35883360_10156178017690325_6682008547435216896_n
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: