Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri foli dje në emisionin ‘Top Story’ mbi vërejtjet e Ben Blushit, si për zgjedhjet brenda PS ashtu edhe për qeverisjen.

“Ka shkuar tepër larg dhe ka shkelur edhe mbi të drejtën e statutit të partisë”, u shpreh Tahiri lidhur me kritikat që Blushi i ka bërë kryesisht qeverisë.

Tahiri tha se Blushi ka të drejtë kur ankohet për kjo ëhstë një e drejtë e kufizuar brenda partisë.
“Të gjithë besojnë tek gara në PS. Askush nuk ka thënë që kreu i PS nuk duhet zgjedhur. As Rama vetë nuk e thotë këtë. Askush nuk thotë s’do ketë zgjedhje. Unë mendoj që partia dhe rregullat e saj kanë një arsye pse ekzistojnë, ka një të vërtetë më të madhe sesa e drejta e statutit. Qytetarët kanë votuar për qeverinë, kryeministrin dhe PS. Nëse jemi votuar në dy palë zgjedhje nuk ka sens që të votohesh edhe në parti me parimin një anëtar një votë. Statuti është gjë e gjallë dhe duhet të ndryshojë. Nuk po them që Blushi nuk ka të drejtë, por ka të drejtë të kufizuar brenda partisë”, tha Tahiri.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: