Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |
BOTËRORI RUSI 2018 LAJME KALENDARI REZULTATE

Kryemadhi akuzon qeverinë: Sot jemi përballë sfidës së mbijetesës, shqiptarët duhet të…

20180313-111338

TIRANE– Gjatë një deklarate për mediat, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka hedhur akuza ndaj qeverisë. Kryemadhi tha se qytetarët shpresuan tek Rilindja, por sot sipas saj vendi është përballë sfidës së mbijetesës dhe u bëri thirrje qytetarëve të larguar jashtë vendit që të kthehen dhe të marrin në dorë fatet e vendit. Ajo kërkoi edhe rikthimin e ligjit për taksat në Parlament.

“Vite më parë, qyetarët shpresuan tek Rilindja. Sot jemi përballë një sfide të madhe, sfidës së mbijetesës. Sot brezi i ri po largohet nga Shqipëria. Shqiptarët duhet të kthehen dhe te marrin në dorë fatet e tyre. Sot Shqipëria është një nga vendet më të varfra. Flasin për reforma, por 90% e shqiptarëve vuajnë për kafshatën e bukës. Paketa anti-varfëri është paketa që ka propozuar LSI dhe përmes saj do ulet varfëria. Të rikthehet ligji për taksat në Parlament, pasi taksat e larta falimentojnë bizneset. Në dy muaj, 2500 biznese kanë bërë aplikimin për mbyllje, pasi nuk përballojnë taksat.

Kjo qeveri nuk beson te shqiptarët, ka importuar mendje të ndritura për të qeverisur shqiptarët, por ne i ftojmë të bashkëpunojmë, ashtu si bëmë me ligjin për policinë e shtetit, pa asnjë kompleks e themi këtë se për ne ka shumë rëndësi lufta kundër varfërisë dhe nxjerra nga varfëria e 200 mijë shqiptarëve.”- tha Kryemadhi.

(d.d/BalkanWeb)


Komente ( 4 )

  • Po ti ke pushtet nga koka Te kembet moj dhe del e flet….dashke ti Te kthehen nga jashte per cfare per Te degjuar ty apo tet shoq apo kryeministrin me kompanite e tyre….Te lene punerat jashte dhe e Te vine tek ty per …..turp….

  • Po ik moj e mos dil me se le nam,nuk behet politika me cizmet ,je bere qesharake ,kur mungon inteligjenca dhe zgjuarsia te duket vetja se je bere Vip-Cizmja, ik moj debile mos dil me se fyen te gjithe inteligjencen e ketij vendi.

  • Ky popull eshte duke mbijetuar prej shekujsh kurse shushonjat si punajote i pijne gjakun cdo dite. Mbi jetesen ta fitosh para drejtesise.

  • Ja edhe “lajmi i fundit” I Kokemadhit, sa e zgjuar qe eshte shejtania!!