TIRANE– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka marrë pjesë sot në përurimin e shtatores së udhëheqësit të Lëvizjes Studentore Shqiptare të Dhjetorit 1991, heroit të Demokracisë dhe ish-deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Azem Hajdari në Tropojë.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Kryemadhi shkruan se Azem Hajdari nuk u tremb kurrë nga pengesat dhe nuk hoqi kurrë dorë nga betejat.

“Rruga drejt demokracisë ka pengesat e veta dhe Azemi ishte një nga ata që i kapërcente ato. Herë me lehtësi, herë me vështirësi. Por ai nuk u tremb kurrë nga pengesat. Dhe prandaj sot pas kaq shumë vitesh kujtohet ende si politikani guximtar që nuk hoqi kurrë dorë nga betejat e tij”-shkruan Kryemadhi.
rtgfbv
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: