Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |
FLASH

Kulla e Prek Calit/ Paloka thumbon Tom Doshin: Pasi votoi pinjollët e Bllokut befas zbuloi se…

thumbnail_Edi Paloka

Deputeti i qarkut të Shkodrës Tom Doshi, i cili reagoi ashpër ndaj prishjes së shtëpisë së  figurës së njohur antikomuniste, Prek Calit, ka marrë një kundërpërgjigje nga nënkryetari i Kuvendit, Edi Paloka.

Në një status në Facebook, Paloka, shkruan se tani papritur, njerëzit të cilët ai votoi dhe u zgjodh deputet në Shkodër, ku i referohet Ramës, Gjinushit, Xhafajt, Ruçit e Bushatit,  “urryekan antikomunistët”.

Statusi i Palokës

“Toma ,pasi u zgjodh deputet me siglen e Gjinushit, pasi votoi per kryeminister birin e Kristaqit dhe nipin e Spiro Kolekes, pasi votoi per Rucin dhe Xhafajn, pasi votoi pinjollet e Sul Bushatit e Llambi Gegpriftit…papritur “zbuloi” se keta i urrekan antikomunistet ,kur prishen kullen e Prek Calit,” shkruan Paloka.

Çfarë tha më herët Tom Doshi

“Siç jeni informu nga media, janë prish punimet që kishin fillu për rindërtimin e shpisë së Prek Calit në Vermosh…Në veçanti më vjen keq për mundin e komunitetit shqiptar të Amerikës që kontribun financiarisht për punimet që ishin ba deri dje dhe i kerkoj falje në emën të tan shqiptarëve.
Pikërisht, ata që do të duhej ta kishin mbrojtë shtëpinë e prijësit dhe të mbrojtësit të tokave shqiptare, heroit Prek Cali, e rrafshuen edhe atë që kishte mbetë në kambë.
Ky akt barbar turpnon ata që i kanë marrë votat malsorëve dhe tregon se urrejtja ndaj qëndrestarëve antikomunista si Prek Cali nuk ka fund.
Un i premtoj mbështetësve dhe bashkëqytetarëve te mij, se shtëpia e Prek Calit do të ndërtohet ashtu siç ka kene dikur, kurrkush nuk mund ta mposhtë kujtimin e atij burri të kombit. Un vetë si kushri i tij, si deputet dhe si qytetar, ju jap fjalën që shtëpia e Prek Calit do të ndërtohet trekatëshe për Vitin e Skënderbeut. Me respekt, Tom Doshi”

 (e.f/BalkanWeb)


Komente ( 2 )



Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.