Është ndarë në barazim 1-1 ndeshja e parë e çerekfinale e Kupës së Shqipërisë mes Laçit dhe Skënderbeut, e zhvilluar në Laç. Vendasit kaluan të parët në avantazh me anë të Kapanarit i cili shënoi në minutën e 69, por Osmani shpëtoi korçarët nga humbja duke gjetur rrjetën në minutën e 2-të të shtesës.

Me këtë rezultat, skuadra e drejtuar nga Ilir Daja duket ndjeshëm më e favorizuar për t’u kualifikuar në ndeshjen e kthimit pas dy javësh në Korçë, por Laçi i Bledar Sinellës nuk është dorëzuar ende dhe do të japë gjithçka për të vazhduar rrugëtimin drejt trofeut që mbart një biletë për në Ligën e Europës.
vllaznia-teuta-470x317
Vllaznia ka mbyllur ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë me rezultatin që dëshironte, një fitore 1-0 që e vendos në një pozicion të favorshëm për të kaluar në turin tjetër të këtij aktiviteti.

Shkodranëve u ka mjaftuar një supergol i shënuar nga Tafili në gjysmën e pjesës së parë, pikërisht atëherë kur dukej se do të ishin durrsakët ata që do të shënonin në portën e vendasve të cilët po shfaqeshin shumë të paqartë në lojën s tyre. Gjithçka ndryshoi nga goli, pasi Vllaznia gjeti më shumë hapësira në vijim dhe krijoi raste të tjera me kundërsulme të shpejta, ashtu si edhe Teuta e cila ishte gjithmonë në sulm, në kërkim të barazimit.

Por asnjë nga skuadrat nuk arriti të dërgonte më topin në rrjetë dhe dueli u mbyll me fitoren minimale të shkodranëve, e cila gjithsesi lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit në Durrës pas dy javësh, pasi është një rezultat i cili mund të përmbyset. (panorama sport)

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb