TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha teksa ka uruar kombëtaren tonë të futbollit për takimin e sotëm, nuk ka nguruar që të akuzojë qeverinë lidhur me mënyrën se si është sjellë me tifozët kuqezi.

Në një status në faqen e tij të “Facebook”-ut, Berisha thekson se tifozët vendosën të bojkotojnë stadiumet e vendit për shkak të brutalitetit armiqësor të çunave te krimit te Norieges.

“Kuqezinjte mbushin rruget e qytetit Alikantes ku zhvillohet ndeshja midis Kombetares tone me ate te Spanjes. Nderkohe qe kane vendosur te bojkotojne stadiumet e vendit per shkak te brutalitetit armiqesor te çunave te krimit te Norieges ndaj tyre! Urime ekipit tone, Fitore!! Sb”, citohet në mesazhin e Berishës. Sakaq, komëbtarja kuq e zi luan sot përball Spanjës në qytetin e Alikantes.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb