Kryeministri në largim i Izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe rivali i tij kryesor politik, Gadi Eisenkot, do të zhvillojnë sotnjë takim për të diskutuar mundësinë e formimit të një qeverie të përbashkët.

Lajmi është bërë i ditur nga partia Likud, e cila njoftoi se dy liderët politikë kanë zhvilluar një bisedë dhe kanë rënë dakord të takohen në orën 10:00 të mëngjesit.

“Kryeministri Benjamin Netanyahu dhe kryetari i partisë Yashar, Gadi Eisenkot, biseduan dhe ranë dakord të takohen nesër në orën 10:00 të mëngjesit”, thuhet në njoftimin e Likud.

Takimi vjen pas ofertës së Netanyahut drejtuar Eisenkotit, i cili është mandatuar për formimin e qeverisë së ardhshme të Izraelit.

Netanyahu është shprehur i gatshëm t’ia lërë rivalit të tij politik postin e kryeministrit në fazën e parë të mandatit, me kusht që palët të arrijnë një marrëveshje për krijimin e një qeverie të unitetit kombëtar dhe drejtimin me rotacion të ekzekutivit.

Më herët, Eisenkot i kishte bërë thirrje Netanyahut që negociatat të nisnin menjëherë, që në mbrëmjen e së shtunës, për të vlerësuar “seriozitetin” e propozimit të tij.

Takimi i së dielëssotëmdërsa ende nuk është njoftuar arritja e ndonjë kompromisi për bashkëqeverisje.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb