Zgjedhjet në Dibër janë prioritet për të majtën. Në fushatën për Bashkinë Dibër, bie ne sy vargu i logove të partive që mbështesin kandidatin e majtë. Në shumë automjete që përdoren nga ekipi i fushates elektorale vec logos së socialistëve, dallohen qartë logoja e LSI, e PDIU, ADK, të gjitha bashkë për Aleanca për Shqipërinë Europiane. Madje spikat dhe mbishkrimi “Muharrem Rama shërbëtori i Dibrës”, kandidat që mbështetet masivisht nga çamët e PDIU.

Por në këtë automjet që shihni në foto, mungon logoja e LSI. Duket që logoja është shqitur nga vendi ku ka qenë e vendosur.
logo5
Pyetja që ngrihet është, se kush ka qenë ai person kaq i inatosur që ka shkulur logon e LSI?
Aq shumë ka rënë në sy kjo, sa kanë nisur dhe ironitë në rrjete sociale me fotomontazhe të këtij lloji.
ironia2

logo2
Nderkaq ish-kryeministri Berisha përmes një postimi në faqen e tij në Facebook denoncoi përdorimin e makinave të Doganës në fushatën e kandidatit socialist e denoncoi
dogane

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: