TIRANE – Publiku i emisionit ‘Xing me Ermalin’ me siguri do të mbesë pa fjalë në serinë e së shtunës dhe shkak për këtë do të jetë pikërisht velina e re e spektaklit.

Bëhet fjalë për Kejvina Kthellën, bukuroshja e re që do të shoqërojë në emision moderatorin Ermal Mamaqi. Modelja superseksi me linjat bombastike ka mbërritur enkas nga Italia ku jeton prej vitesh, për t’u bërë pjesë e ‘Xing me Ermalin’.

Ajo është bionde, me sy të kaltër dhe numëron rreth 9 mijë ndjekës në Instagram. Bukuroshja sic e shihni dhe vet njihet për fotot tepër provokuese të realizuara gjatë karrierës së saj si fotomodele.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: