Autoritetet malazeze dyshojë se Eduard Shirokov është organizatori i tentativës për grusht shteti në tetorin e vitit 2016. Ai mbante postin e zv.atasheut ushtarak në ambasadën ruse në Poloni  ku dhe përdorte emrin e tij të vërtetë Eduard Sismakov. Ambasadorja polake në Podgoricë, Irena Tatarzynska tha se tani mësojmë se i njëjti person është akuzuar si protagonisti kryesor në tentativën për të rrëzuar qeverinë në Malin e Zi. Polonia e dëboi Sismakov pas publikimit të disa përgjimeve ilegale, ku përfshiheshin zyrtarë të lartë polakë, që nga ministri i Brendshëm Bartlomeij Sienkiewicz, guvernatori i Bankës Qendrore, Marek Belka, ministri i Jashtëm Radoslaw Sikorski dhe ministri i Financave Jacek Rostowski.

An old passport in the name of Eduard Shishmakov, later named as Eduard Shirokov

Pas skandalit Polonia dëboi edhe katër diplomatë rusë dhe dy shtetas polakë janë duke u gjykuar për spiunazh në favor të Moskës.  Sismakov u akuzua si spiun nga mediat polake, por akuzat u hodhën poshtë nga Kremlini . Kryeprokurori i Malit të Zi, Milivoje Katnic akuzoi Rusinë se qëndronte pas përpjekjes për grusht shteti të 16 tetorit të kaluar, që synonte rrëzimin e qeverisë pro-perëndimore dhe të ndalonte anëtarësimin e vendit në NATO.

Sipas Katnic, Shirokov, që ishte edhe koka e grupit, është agjent i shërbimeve sekrete ruse dhe është i njëjti person i dëbuar nga Polonia, pra Eduard Shishmakov, të cilit i është dhënë një pasaportë e re me mbiemrin e ri, ndërsa të dhënat e tjera janë të paprekura.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: