TIRANE- Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Rinas-Kashar, ku për pasojë 6 persona kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 06:40, në afërsi të urës se Tiranës.

“BalkanWeb” mëson se në aksident janë përfshirë 3 automjete, ndërkohë që të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës. Nga të dhënat e para raportohet se 5 nga të plagosurit jane jashte rrezikut për jetën, dhe 1 është rëndë.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë, ndërkohë që policia ndodhet në vendin e aksidentit. Sakaq, nga aksidenti është bllokuar rruga Rinas-Kashar, duke bërë mjetet që të presin në radhë deri në zhbllokimin e situatës.
aksidenti ne rinas
Informacion Paraprak
Më datë 23.06.2016, rreth orës 06:40, në rrugën e Rinasit janë përplasur tre mjete ku për pasojë janë dëmtuar 6 shtetas (S. B., 29 vjeç, A. B., 28 vjeç, O. M., 23 vjeçe, R. M., 22 vjeç, G. V., 22 vjeç, R. H., 51 vjeç).

Shtetasia O. M., 23 vjeçe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa shtetasit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje, po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: