Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Ben Blushi tërhiqet nga drejtimi i LIBRA-s dhe politika: Çfarë kam mësuar gjatë kësaj kohe

Ben-Blushi-415x260

TIRANE- E papritur! Ben Blushi tërhiqet me një status nga politika dhe drejtimi i LIBRA-s. Ndonëse kohët e fundit në media kishim dëgjuar të fliste vetëm zonjën Hafizi, bashkëthemeluesen që e akuzonte Ben Blushin se po e uzurponte LIBRA-n, vjen kjo lëvizje e menjëhershme e tij.

Me anë të një statusi të gjatë në Facebook, Blushi thotë se LIBRA nuk u krijua për të qenë partia e tij, ndërsa shton se pagoi çmimin e njohur të së panjohurës, pavarësisht pasionit të njerëzve që investuan në të.

Libra nuk arriti dot të bindte shumë shqiptarë të ndaheshin nga dyqani, nga dhuna nga shemtia, ligesia dhe kotesia e partive te vjetra”,- shprehet Blushi.

Blushi nuk nguron të shprehet se ka arritur në konkluzionin se shqiptarët nuk e duan opozitën. “Nuk kam sot asnje droje te them se Libra me provoi dicka per te cilen dyshoja. Shqiptaret nuk e duan opoziten. Ata i besojne me shume te djeshmes se te nesermes. E vjetra i qeteson, e reja i shqeteson. Ate qe ishte e cmojne, ate qe vjen e nencmojne. Une e kuptoj kete zakon, pavaresisht se nuk e mirekuptoj.
Shqiptarët duan te jene gjithnje me te fortet dhe jo me te drejtet, duke menduar se cka eshte e forte eshte edhe e drejte dhe cka eshte e drejte eshte gjithnje e dobët
”,-thotë ai.

E duket se bashkë me tërheqjen nga LIBRA, Blushi tërhiqet edhe nga politika, duke thënë qartë se është një art që nuk e tërheq më, nuk i jep as shije, motiv, madje nuk beson më tej ajo.

Prandaj kam vendosur ta heq perkohesisht politiken nga artet e mia. Politika, sic njihet dhe ushtrohet sot ne Shqiperi,nuk me jep me shije dhe as motiv dhe une nuk bej gjera te cilat nuk i besoj.
E dua shume Libra per ta demtuar me kete mungese besimi, prandaj kam vendosur te terhiqem nga drejtimi i saj
”,- shtoi Blushi.

STATUSI I PLOTE I DOREHEQJES SE BEN BLUSHIT
PËRSE TËRHQEM NGA DREJTIMI LIBRËS.

Kur ftova shume njerez ti bashkoheshin idese se Libras kam premtuar se Libra nuk do ishte kurre partia ime.
Ka ardhur koha qe kete premtim ta mbaj duke u terhequr nga drejtimi i Libras, partise qe krijova me shpresen se Shqiperia do fitonte nje instrument lirije qe nuk e kishte njohur.
Sot me vjen mire te kujtoj, se si dhe sa shpejt u kthye Libra ne nje mjet te jashtezakonshem njerezish te zakonshem.
Diten e pare isha nje, kur e vendosem ishim 10, kur e themeluam ishim 100, kur e shpallem 1500, kur e rregjistruam si parti 3000, kur votuam se brendshmi 4000, kur shkuam ne zgjedhje 8 mije dhe kur dolem nga zgjedhjet 20 mije. E gjitha kjo ndodhi vetem ne shtate muaj nga Nentori 2016 deri ne Qershor 2017.
Shpejtesia ishte aq e madhe saqe rruga here pas here nuk dukej, cka i beri disa te ndalojne dhe disa te shkojne deri ne fund te hutuar dhe te lodhur.
Si ne cdo aventure edhe ne paguam cmimin e njohur te se panjohures.
Megjithe pasionin njerezor qe investoi, Libra nuk arriti dot te bindte shume shqiptare te ndaheshin nga dyqani, nga dhuna nga shemtia, ligesia dhe kotesia e partive te vjetra.
Ne nje gare te pandershme zgjedhore pasi u masakrua, dhe u grabit ne menyre te organizuar Libra u rendit partia e peste ne Shqiperi por padyshim e para, si partia me e varfer, me e drejte dhe me e denje.
Libra ishte ne opozite me te gjitha partite dhe ne zgjedhje ishte opozita e vetme e Qeverise dhe e Opozites.
Libra eshte partia e vetme ne Shqiperi,qe nuk ka bere asnje dem,nuk ka bere asnje krim,nuk ka futur asnjeri ne pune,nuk ka hequr asked nga puna dhe nuk I ka marre kujt asnje cent.
Mijera shqiptare qe e ngriten dhe e votuan duhet te jene sot krenare se krijuan dicka qe, nese nuk u dha dot gje, te pakten nuk u mori asnje gje.
Libra ishte dhe mbeti e lire nga cdo borxh.
Mua personalisht Libra me ndihmoi ti njihja me mire shqiptarët dhe pa dyshim dhe veten time.
Nuk kam sot asnje droje te them se Libra me provoi dicka per te cilen dyshoja. Shqiptaret nuk e duan opoziten. Ata i besojne me shume te djeshmes se te nesermes. E vjetra i qeteson,e reja i shqeteson. Ate qe ishte e cmojne, ate qe vjen e nencmojne. Une e kuptoj kete zakon, pavaresisht se nuk e mirekuptoj.
Shqiptarët duan te jene gjithnje me te fortet dhe jo me te drejtet, duke menduar se cka eshte e forte eshte edhe e drejte dhe cka eshte e drejte eshte gjithnje e dobet.
Zgjedhjet e fundit ishin nje zhgenjim per mua kur pashe se si shume qytete votuan banditet dhe grabitesit duke u krenuar me zgjedhjen e tyre.
Nuk me ka habitur kurre aftesia e vendit tone per te prodhuar njerez te ligj, por nevoja per ti mbrojtur ata me vota me shqeteson.
E keqja qe mbrohet nga populli me vota kthehet ne menyre jetese dhe behet edhe me e keqe duke u kthyer ne norme.
Prandaj kam vendosur ta heq perkohesisht politiken nga artet e mia. Politika, sic njihet dhe ushtrohet sot ne Shqiperi,nuk me jep me shije dhe as motiv dhe une nuk bej gjera te cilat nuk i besoj.
E dua shume Libra per ta demtuar me kete mungese besimi, prandaj kam vendosur te terhiqem nga drejtimi i saj.
Duke falenderuar te gjithe ata miq brenda dhe jashte Libra qe me mbeshteten, jam I bindur se ka burra dhe gra, te cilet me pasion dhe me besim do hapin rruget qe deri tani duken te mbyllura.
Faleminderit
Ben Blushi.
(m.a/ed.me/BalkanWeb)


Komente ( 8 )

  • shko te gjesh Spahiun e bohuni cift

  • iku dhe nje figure e kulturuar per ti lene vendin injoranteve me precedente penale qe sjell vazhdimisht Rama, ne fakt ky pseudo popull ashtu i do drute.. pastaj qahen se nuk behet ky vend.. prisni se nuk keni pare gje akoma.. por per momentin zgerdhiuni me komente perverse te denja per llumin qe ka shperndare Edi Rama

  • tom

    Po ça te beje i shkreti? As rrodhi e as pikoi… Normal qe do dorehiqet 🙂

  • Nje popull pa rini aktive jemi si gjithmone. Asgje per te qene krenar keto 30 vite, po thuaj me mire mblidh plackat dhe mbathja e siguro te ardhmen se ky vend eshte per hajdutet sot e mot.

    Respekte Ben per punen, kohen dhe per perkushtimin.

    Edhe dicka, ne nje vend qe nuk te thojne faleminderit dhe mosmirnjohja eshte ulur kembkryq, c’presim te ndryshoje? Asgje! jemi popull i semure e pa shprese, te drejtuar nga te droguar. Jemi dele budallaqe Z.Ben Blushi.

  • Libra ishte nje fluske sapuni. Enderrat jane te bukura, por te parelizueshme, sidomos kur vijne nga nje njeri si Blushi.

  • Ska faj , shiko 2 e ps dhe ske ce do veten ne politike

  • Mengjesijoimireikicos

    Ky eshte hermafrodit si mashkull, dhe nje cinik i pasherueshem, kam pershtypjen se masturbon duke pare veten ne pasqyre, ca ke fol e kujt i ke hedh balte llogari per tu dhene eshte e do jete !

  • Te pakten ka aftesi ta mbuloje deshtimin e tij me lertarizma.



Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.