TIRANË- Prokuroria e Përgjithshme ka reaguar për herë të parë pas kapjes së drogës në Vlorës, sipas policisë rreth 4 ton.

Organi qendror i akuzës thotë se një hetim disa mujor i Prokurorisë për Krime të Rënda u finalizua me zbulimin e një sasie të konsiderueshme lënde narkotike, në zonën e Baticës, Vlorë.

Në bazë të hetimeve të Prokurorisë, rezulton se lënda narkotike është kultivuar, përpunuar, magazinuar dhe është bërë gati për trafik nga persona, pjesë e grupit kriminal të njohur si Habilaj.

Ndërkohë sipas Prokurorisë së Përgjithshme hetimet po zhvillohen me intensitet të larte, për zbulimin e të gjithë personave të përfshirë në grupin kriminal. Hetimi është zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare dhe me shërbimet inteligjente.

Mbrëmjen e kaluar ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se 10 ton drogë ishin kapur në fshatin Babaicë e Vigël por sot Policia foli për një sasi prej 4 ton drogë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb