PUKË- Një trup i pajetë është gjetur nga banorët në fshatin Lajthizë të Fushë-Arrëzit. Dyshimet e para janë se trupi i përket shtetasit Idriz Ahmetauj, një ish-punonjës i mirëmbajtjes së rrugësve, i cili u zhduk tre muaj më parë pa asnjë gjurmë.

Gazetari Armir Mehaj raportoi për “BalkanWeb” se kanë qenë banorë të zonës të cilët kanë gjetur jo shumë larg fshatit në zonën e Ujit të Ftohtë trupin e dekompozuar, ndërsa është njoftuar menjëherë policia e Pukës e cila ngriti një grup hetimor për këqyrjen e vendit të ngjarjes.

Familjarët paraprakisht kanë shprehur bindjen se ai është i afërmi i tyre nisur dhe nga ngjashmëria e rrobave, por për të saktësuar këtë pritet një këqyrje e hollësishme, pasi burime nga zona e thellë malor bëjnë me dije se trupi është totalisht i dekompozuar dhe veç saktësimit do të duhet dhe zbardhja e rrethanave që çuan në vdekjen e tij.

Idriz Ahmeti

54-vjeçari humbi kontaktet me familjen tre muaj më parë, ndërsa po kthehej pasdite në shtëpi bashkë me bashkëshorten. Ai ndaloi për nevoja personale, ndërsa gruaja vazhdoi rrugën dhe që nga ai moment humbi pa gjurmë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: