VLORE – Një incident ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Vlorës ku janë dëgjuar të shtëna me armë.

Të shtënat janë dëgjuar brenda një lokali pranë postës së Vlorës

Nga raportimet e para thuhet një djalë ka qëlluar me armë zjarri brenda lokalit. Në brendësi të tij ka patur edh disa efektivë policie, mëson BalkanWeb

Sipas dëshmitarëve,i  riu ishte në lokal, dhe pas një konflikti doli e u kthye sërish. Ai u arrestua dhe u sekuestrua arma tip kallashnikov

Njoftimi i policise

Vlorë Informacion paraprak Më datë 18.05.2018, rreth orës 17:39, në vendin e quajtur “Sahati”, shtetasi Besmir Gj., 31 vjeç, banues në Vlorë, ka shtënë një herë me armë zjarri brenda ambienteve të një lokali. Nga e shtëna nuk ka të lenduar. Reagimi i menjëhershëm i policisë vendore, ndihmuar dhe nga shtetasit e pranishëm në lokal kanë bërë të mundur neutralizimin dhe ndalimin e shtetasit Besmir Gj., i cili tashmë ndodhet në ambientet e DVP. Vlorë, për veprimet e mëtejshme hetimore. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit dhe një gëzhojë. Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes në fjalë.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: