TIRANË- Një vrasje e mundshme është parandaluar nga policia në Kamëz. Sipas të dhënave të para, një 23-vjeçar është arrestuar pasi në sherr e sipër ka qëlluar me thikë vëllain e tij duke e lënë të plagosur.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 5, pas një njoftimi të marrë për një konflikt në familje kanë reaguar menjëherë, duke bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit, si dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar, shtetasit Valmir Preka, 23 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.

Shtetasi i lartpërmendur, në grindje e sipër me të vëllain shtetasin M.Preka, 18 vjeç, e ka plagosur këtë të fundit me thikë. 18-vjeçari është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës “thikë”
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje dhe “Dhunë në familje”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: