KRUJË- Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një biznes në Krujë. Sipas të dhënave të para shpërthimi ka ndodhur rreth orës 01:05 në një dyqan në pronësi të Gëzim Metës në fshatin Nikël të Krujës. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar vetëm dëme të mëdha materiale.

tritol ne fushe kruje

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet, ndërsa ka marrë në pyetje edhe pronarin për të zbuluar nëse ka konflikte të mundshme që mund të kenë çuar në këtë akt kriminal. Ndërkaq mësohet se kjo është hera e dytë që këtij biznesi i vihet eksploziv.
tritol ne fushe kruje 1
NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 23.11.2017, rreth orës 01:05 në fshatin Zezë, Njësia Administrative Nikël i është vendosur një sasi e vogël lënde eksplozive dyqanit ushqimor të shtetasit G. M. 57 vjeç.
tritol ne fush ekruje
Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Materialet kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” parashikuar në nenin 152 të Kodit Penal.
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: