MILOT- Dy automjete janë përfshirë sot në një aksident në Milot dhe për pasojë 6 persona kanë mbetur të plagosur.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë. Mësohet se dy prej të plagosurve po transportohen drejt Tiranës, ndërsa katër në spitalin e Lezhës.

Sakaq, nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur aksidenti, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: