‘Daily Mail’ sjell në shifra dhe numra sfidën Leicester kundër Man.City. “Qytetarët” kanë një grup lojtarësh që i kushtojnë klubit 234,5 milionë euro ndërsa Leicester vetëm 22.9 milionë euro. 215 milionë euro shpenzon City vetëm për pagat e lojtarëve ndërsa Leicester 55 milionë. City ka marrëveshje rekord prej 54 milionë euro, ndërsa grupi i drejtuar nga Ranieri vetëm 9 milionë euro.

Këto shifra nuk të lejnë hapësira për tu krahasuar por në fushën e lojës është gjithçka ndryshe. Leicester kryeson Premier League me 50 pikë, 3 më shumë se Man.City i vendit të dytë. Të shtunën këto dy skuadra do të përballen me njëra tjetrën, milionat kundër një grupi unik që po surprizon gjithnjë e më shumë futbollin anglez.
(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb