Letërsia shqipe, edhe këtë vit, është pjesë e Panairit dhe Festivalit të Librit në Leipzig, Gjermani, i cili do të mbahet në datat 23- 26 mars, me autorë përfaqësues: Ridvan Didra (Shqipëri); Elona Çuliq (Shqipëri); Elvira Dones (Shqipëri – Zvicër); Shpëtim Selmani (Kosovë).

Autorët e Shqipërisë mbështeten nga Ministria e Kulturës në bashkëpunim me rrjetin Traduki.

Panairi i Leipzigut dhe Festivali i tij i leximit, “Leipzigu Lexon”, janë ngjarja më e rëndësishme pranverore e librit europian, duke bërë bashkë në këtë festë të librit lexues, autorë, përkthyes, shtëpi botuese e kritikë letrarë për të shkëmbyer eksperiencat dhe për të kuptuar tendencat e fundit të librit, njoftonte sot ATSH-në, Ministria shqiptare e Kulturës.

Një ngjarje e tillë u jep mundësi edhe titujve shqip të njihen dhe të marketohen më mirë në arenën e madhe të botimeve europiane.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: